Llapi mirëpriti selektorin Foda dhe e nderoi edhe me fanellë
08 prill 2024
| 15:07
Klubi i futbollit Llapi e ka mirëpritur dje selektorin e ri të Kosovës, Franco Foda, i cili ishte prezent në stadium në derbin me Dritën.
Llapjanët sot (e hënë) e kanë bërë lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, përmes së cilit e kanë falënderuar trajnerin gjerman për vizitën, ndërsa ia dhuruan atij edhe një fanellë të klubit.
Foda është takuar me trajnerin dhe drejtorin gjeneral, Tahir Batatina dhe me kryetarin e klubit, Beqir Batatina.
Gjithashtu, ai paraprakisht e ka vizituar edhe Malishevën, e cila ka luajtur me Dukagjinin.