![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/09/llapi-kek-u.png)
Llapi e mposhti KEK-un në miqësore
08 shtator 2019
| 17:13
Skuadra e Llapit e ka fituar miqësoren e zhvilluar ndaj KEK-ut (0-2), e cila u zhvillua në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.
Pjesa e parë u mbyll 0-0, kurse Arbnor Ramadani shënoi golin e parë për mysafirët në minutën e 48-të. Rezultatin final e vulosi Blendi Memaj (66’). Llapi është pjesë e Superligës, kurse KEK-u pjesë e Ligës së Parë.
/Epoka e re/