Llapi e ndjek Ballkanin, fiton edhe ndaj Feronikelit ’74
02 mars 2024
| 16:13
Llapi ka vazhduar me formë të mirë në sezonin pranveror.
Skuadra nga Podujeva, në ndeshjen e javës së 23-të, mposhti në udhëtim Feronikelin ’74, me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Muhamet Hyseini, në minutën e 69-të.
Llapi aktualisht renditet në vendin e dytë në tabelë me 47 pikë, një më pak se lideri aktual, Ballkani.
Në anën tjetër, Feronikeli ’74 është në pozitën e shtatë, me 23 pikë të grumbulluara.