Llapi e nis me fitore
15 shkurt 2019
| 15:27
Llapi e nisi me fitore sezonin pranveror në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra nga Podujeva e mposhti KEK-un në Obiliq me rezultat 0-3.
Në pjesën e parë Mentor Zhdrella (37) nga penalltia dhe Hamdi Namani (45), ishin realizues të golave, kurse për rezultatin final u përkujdes Arbënor Ramadani që shënoi në minutën e fundit të ndeshjes.
Xhengis Rexhepi debuton me fitore si trajner i Llapit, kurse Alban Dragusha debuton me humbje në ndeshjen e tij të parë si trajner i KEK-ut në Superligë.
/Epoka e re/