Llapi e nis sonte aventurën në Ligën e Evropës

11 korrik 2024 | 11:20

Nënkampioni i Kosovës, Llapi do ta nis sonte aventurën në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Llapjanët do të përballen me Wisla Krakow në udhëtim sonte me fillim nga ora 20:30.

Wisla Krakow është në kategorinë e dytë të futbollit polak, por u kualifikua në gara evropiane, pasi e fitoi Kupën e Polonisë.

Në anën tjetër, Llapi bëri paraqitje fantastike sezonin që lamë pas dhe do të tentojë të kalojë rrethin e parë.

Favorit në letër konsiderohet skuadra polake. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në “Zahir Pajaziti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës nga e cila është…