Llapi e rikthen Halitin në vendlindje
02 gusht 2019
| 14:27
Qendërmbrojtësi shtatlartë, Taulant Haliti ka nënshkruar kontratë profesionale me Llapin. Haliti i bashkohet vargut të shumtë të futbollistëve të rinj që premtojnë shumë në të ardhmen, andaj klubi ka vendosur për 5 vite ta mbaj nën “petkun premtues”.
18-vjeçari i lindur në Podujevë, ka qenë pjesë e KF Ramiz Sadikut, ku u shpall kampion në regjionin e Prishtinës dhe kampion i Kosovës. Taulanti u shpall futbollisti më i mirë në vitin e kaluar për kategorinë U-17 të Kadetëve.