Llapi e zëvendëson Plakun me Raboshtën
06 janar 2020
| 15:36
Skuadra e Llapit e ka finalizuar transferimin e sulmuesit, Jasmin Raboshta nga Vushtrria. Sulmuesi shqiptar është prezantuar të hënën nga Llapi, kurse ai do të jetë zëvendësues i Sebino Plakut, i cili u transferua në Gjilan.
“Qendërsulmuesi shkodran, Jasmin Raboshta nga dita e sotme është futbollist i Llapit. Raboshta ka nënshkruar kontratë me klubin deri në përfundim të këtij edicioni me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit”, thuhet në njoftimin e Llapit.
29-vjeçari ka luajtur për disa klube në Shqipëri, kurse karrierë ka bërë edhe në Turqi. Ai deri tash ka realizuar 120 gola.
/Epoka e re/