
Llapi fiton bindshëm ndaj Feroniklit
16 shkurt 2025
| 15:24
Llapi sot u tregua skuadër superiore ndaj Feroniklit’74.
Llapjanët fituan si mysafir me rezultat 0:3.
Llogarinë në “Rexhep Rexhepi”, e hapi Valmir Veliu në minutin e 10-të.
Për 0:2 shënoi autogol mbrojtësi Armend Halili.
E “kapakun” ndeshjes ia vuri Valmir Veliu, me golin e dytë.
Nikli mbetet në fundin e tabelës me 10 pikë, kurse skuadra e Tahir Batatinës me 21 pikë është e parafundit.