Llapi fiton dramën ndaj Arbërisë
21 mars 2021
| 15:28
Llapi dhe Arbëria dhuruan spektakël sot në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Fituese doli skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina me rezultat 4-3. Pjesa e parë u mbyll 2-1, Kreshnik Bahtiri shënoi dy autogola, kurse për mysafirët shënoi Marclei.
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat i shënuan nga dy gola, për Llapin realizues ishin Hyseni dhe Januzi. Për mysafirët shënuan Marclei dhe Zabërgja.
Llapi me tri pikët e reja ngritët në kuotën e 33 pikëve dhe zë vendin e pestë, kurse Arbëria mbetet në kuotën e 27 pikëve në vendin e tetë.
/Epoka e re/