Llapi fiton me përmbysje, Liria merr një pikë në Klinë
Skuadra e Llapit me përmbysje ka arritur të shënon fitore në përballje me skuadrën e Fushë Kosovës (2-1), në ndeshjen e javës së tretë në Superligën e futbollit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan solli mjaftë emocione dhe tri gola. Ishte skuadra e Fushë Kosovës kaloi në epërsi pas gjysmë ore loje, me goli e kapitenit Arben Krasniqi. Por, skuadra e Llapit nuk u dorëzua dhe bëri përmbysje të mrekullueshme në pjesën e dytë. Ilir Blakçori barazoi shifrat në minutën e 49-të.
Në minutën e 76-të, Muhamet Hyseni shënoi golin e fitores për Llapin. Ndërsa ndeshja e zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë nuk solli fitues, pasi Dukagjini dhe Liria kanë luajtur baras 0-0. Rastet nuk munguan, por asnjëra skuadër nuk arriti të shënon gol.