Llapi fiton ndaj Drenicës në ndeshjen e parë të edicionit

14 gusht 2022 | 22:10

Skuadra e Llapit e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll. Llapjanët kanë fituar si mysafir në duel me Drenicën, me rezultat 1:0, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, pasi fusha në stadiumin “Bajram Aliu” ende nuk është e gatshme pas intervenimeve për instalimin e sistemit të ujitjes.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u realizua në minutën e 34-t, kur gjuajtja e fortë e Kushtrim Shabanit fillimisht qëlloi shtyllën e më pas e goditi në shpinë portierin Shala dhe përfundoi në rrjetë. Në pjesën e dytë kuqezinjtë e Skenderajt u përpoqën maksimalisht për të ndryshuar shifrat dhe për t’iu shmangur humbjes, por llapjanët arritën ta menaxhojnë mirë lojën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë persona janë shoqëruar në Polici nën dyshimin se kanë…