Llapi fiton ndeshjen e tensionuar ndaj Lirisë
08 tetor 2023
| 16:58
Skuadra e Llapit e ka fituar ndeshjen e tensionuar ndaj Lirisë me rezultat 2-0.
Llapi ka bërë mrekullinë në këtë ndeshje duke shënuar golin e parë kur ishte pa dy futbollistë.
Në pjesën e parë Musolli u ndëshkua me karton të kuq dhe Llapi e vazhdoi ndeshjen me një lojtar me pak, deri në minutën e 70-të, kur u ndeshkua me karton të kuq edhe Ahmed Januzi.
Hyseni shënoi nga penalltia për 1-0, derisa me pas më një lojtar me pak mbeti edhe Liria. Katër minuta pa përfunduar koha e rregullt u ndëshkua me të Kuq Megameno. Duhet cekur se kur ishte rezultati 0-0, Festim Alidema dështoi nga penalltia për të kaluar skuadrën e Lirisë në epërsi.
Nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit.
/Epoka e re/