Llapi fiton Superkupën Kosovë-Diasporë
26 tetor 2021
| 17:13
Ka përfunduar ndeshja e Superkupës, Kosovë-Diasporë, ndërmjet Llapit dhe Kosova Dusseldorf.
Skuadra e Batatinës ka shënuar fitore me rezultat 2:0, kësisoj duke u shpallur fituese e këtij trofeu.
Me nga dy gola në të dyja pjesët, Llapi arriti të siguronte fitoren. Golin e parë për bardhekaltrit e realizoi Drilon Fazliu në minutën e tetë të ndeshjes, pas asistimit të Benjamin Eminit. Goli i dytë erdhi në minutat shtesë, kur Benjamini Emini realizoi nga pika e bardhë në minutën e 94-të.
Kjo ndeshje është organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, Llapi është fitues i Kupës së Kosovës në futboll, ndërsa Kosova Dusseldorf është fitues i Kupës së Diasporës.