Llapi “harron” krizën, mposhtë Gjilanin
17 tetor 2018
| 16:39
Skuadra e Llapit duket se e ka harruar plotësisht krizën që e kishte kapluar për një kohë të gjatë dhe e cila rezultoi me shkarkimin e trajnerit Bylbyl Sokoli dhe dorëheqjen e kryetarit, Nexhat Dumnica.
Kjo skuadër sot e mposhti Gjilanin me rezultat 3-1. Serinë e golave e hapi Festim Alidema në minutën e 7-të. Dhjetë minuta pas filloi pjesa e dytë, Egzon Sinani shënoi për 2-0. Në minutën e 66-të, Llapi shënoi edhe golin e tretë nëpërmjet Edon Zeqirit, kurse golin e ndrit për Gjilanin e shënoi Endrien Magani.
/Epoka e re/