Llapi ka harruar çka është fitorja
20 tetor 2020
| 16:07
Skuadra e Llapit nuk ka arritur as sot të shijojë fitoren e parë në Superligën e Kosovës në futboll, pasi Besa e Pejës arritur të marrë një pikë edhe përkundër faktit që mysafirët kishin epërsi prej 0-2.
Skuadra e Tahir Batatinës ishte më e mirë në përballje me pejanet gjashtë dyzetë pesë minutave të parë ku shënuan edhe dy gola nëpërmjet Engull Hotit dhe Arbor Ramadani për 0-2.
Besa e shënoi golin e parë në minutën e 73-të, nëpërmjet Haxhiut, derisa rezultatin e barazoi në minutat shtesë në 2-2.
Besa nga shtatë ndeshjet e zhvilluara ka grumbulluar katër pikë, kurse Llapi ka zhvilluar gjashtë ndeshje dhe ka arritur të arkëtojë vetëm dy pikë.
(V.Z / Epoka e re)