Llapi kërkon fitore ndaj Drenicës
29 tetor 2019
| 16:14
Skuadra e Llapit do ta zhvilloj ndeshjen e dytë si vendas dhe të fundit pa praninë e shikuesve. Kjo ndeshje zhvillohet të premten në stadiumin “Zahir Pajaziti”ku djelmoshat e trajnerit Tahir Batatina e presin Drenicë.
“Skuadra është duke punuar maksimalisht për duelin e fundjavës, ku synohet këndellja pas dy humbjeve radhazi, të cilat janë mësim për ndeshjet e ardhshme e që duhet harruar sa më parë, teksa në këto momente jo të mira rezultatesh, na duhet mbështetje e parezervë e të gjithëve që të vazhdojmë ndeshjet tjera me ecuri pozitive”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Podujeva.
Llapi pas dymbëdhjetë xhirove të zhvilluara renditet në pozitën e pestë me 250 pikë.
/Epoka e re/