Llapi kërkon ‘hakmarrje’ ndaj Malishevës
Skuadra e Llapit po kërkon “hakmarrje” kundër Malishevës për humbjen në ndeshjen e parë të këtij edicioni që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” (0-3).
Ndeshja mes Malishevës dhe Llapit zhvillohet të shtunën në stadiumin “Liman Gegaj”.
“Serinë e rezultateve pozitive në ndeshjet si mysafir, skuadra e Llapit synon t’i vazhdoj edhe ditën e shtunë në përballje me Malishevën, duel i javës së 13 që do zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gegaj’. Skuadra e Llapit është skuadra e dytë pas Dritës me formën më të mirë në ndeshjet si mysafir me gjithsejtë 10 pikë të grumbulluara nga 15 në total, 4 fitore në total prej tyre 3 si mysafir (Prishtina 1:2, Ulpiana 0:6, Feronikeli 0:2) e rendisin Llapin prapë në vendin e dytë sa i përket ekipeve me më së shumti fitore si mysafir, skuadra e Malishevës i ka dhënë humbjen më të thellë Llapit në këtë edicion, 0-3 në ‘Fadil Vokrri’. Skuadra e Llapit ka serinë prej 4 fitoreve në 5 ndeshjet e fundit, kurse skuadra e Malishevës prej 4 humbjeve rresht në 5 ndeshjet e fundit”, thuhet në njoftimin e Llapit.
/Epoka e re/