Llapi konfirmon largimin e Lecit
Mbrojtësi Liridon Leci nuk do të jetë pjesë e KF Llapi në edicionin 2021/22, pasi nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit këtij klubi për të vazhduar bashkëpunimin.
Në fakt, mbrojtësi më përvojë të madhe ishte lënduar në ndeshje miqësore ndaj Skënderbeut dhe nuk arriti t’i ndihmojë këtij klubi për shkak të lëndimit.
“Kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin e krahut të majtë, Liridon Leci. Ndarja me Lecin ka ardhur në mënyrë shumë profesionale dhe me marrëveshje kemi vendosur ta mbyllim bashkëpunimin. Skuadra nuk e pati ndihmën e tij gjatë edicionit paraprak shkak i një lëndimi të pësuar (rupturë e ligamentit) në ndeshjen kontrolluese ndaj Skënderbeut dhe si rrjedhojë e kësaj ai humbi pjesën më të madhe të ndeshjeve. Lecin e falënderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim!”, thuhet në njoftimin e Llapit.
/Epoka e re/