Llapi konfirmon largimin e Limanit

11 qershor 2024 | 12:54

Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Gentrit Limani. Dëshira e futbollistit ishte që klubi ta mirëkuptoj për të ndërruar ambient dhe ne e kemi mirëkuptuar dëshirën e tij.

Limani u transferua te Llapi në janar të vitit 2023 dhe gjatë një sezoni e gjysmë u paraqit në 39 ndeshje zyrtare, ku kontribuoi edhe me katër asistime.

“‘Geni’ ishte ndër futbollistët më korrekt të ekipit me sjellje shembullore për çka e vlerësojmë lartë personalitetin e tij. Klubi ynë e falënderon për kontributin e dhënë për klubin si dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e Llapit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar ditën e djeshme dy seanca…