Llapi konfirmon të ardhmen e Bylbyl Sokolit
21 shtator 2018
| 14:20
Skuadra e Llapit ka konfirmuar se trajneri Bylbyl Sokoli do të jetë në krye të shtabit teknik.
Sipas njoftimit të klubit, Sokoli nuk kishte dhënë dorëheqje dhe përkundër raportimit të medieve, ai vazhdon të këtë përkrahjen e aksioneve të klubit.
“Bordi i Aksionarëve ua rikonfirmon edhe njëherë gjithë opinionit dhe dashamirëve të futbollit dhe të KF Llapit se Bylbyl Sokoli ka përkrahjen e plotë nga Bordi i Aksionarëve dhe do të ketë mbështetjen deri në përfundimin e kontratës ku ne ia kemi besuar detyrën duke u bazuar në përgatitjen profesionale dhe sportive”, thuhet në njoftimin e Llapit.
/Epoka e re/