Llapi kthehet te fitorja, baras në Drenas

16 mars 2025 | 16:18

Xhiroja e 25-të e Superligës së Kosovës është mbyllur sot me dy ndeshje.

Në Drenas, Feronikeli ‘74 i ka bërë konak Malishevës, derisa Llapi pati punë me Suharekën.

Në “Rexhep Rexhepi” gjithçka u mbyllë e barabartë, madje pa gola të shënuar.

Malisheva e kishte mundësinë e shënimit të një goli, por Drilon Hazrollaj e humbi penalltinë.

Në anën tjetër, Llapi arriti fitore të madhe ndaj Suharekës në Podujevë.

Ishte Ardit Tahiri që ia dha epërsinë Llapit në minutën e 32-të.

Llapi ishte për më shumë se një pjesë pa një lojtar, pasi Arbnor Ramadani u ndëshkua me të kuq.

Në pjesën e dytë, llapjanët shënuan për 2-0 përsëri përmes Ardit Tahirit.

Pas mbylljes së ndeshjeve të sotme, Drita mbetet në krye me 54 pikë, nëntë më shumë se Ballkani në vendin e dytë.

Malisheva është e treta me 41 pikë, derisa vendi i katërt i përket Gjilanit me 35 pikë. E pesta është Prishtina me 32 pikë, aq sa ka edhe Ferizaj në vendin e gjashtë.

32 i ka edhe Dukagjini në vendin e shtatë.

Llapi i Tahir Batatinës është i teti me 29 pikë, sa ka edhe Suhareka. I fundit është Feronikeli ‘74.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
TikTok vazhdon të jetë në përdorim në Shqipëri, pavarësisht paralajmërimit…