Llapi kualifikohet në çerekfinale

07 shkurt 2022 | 17:07

Skuadra e Llapit e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pasi e ka mposhtur Ferizajn me rezultat 0-2.

Sulmuesi i njohur Alban Shillova e shënoi golin e parë për llapjanët nga penalltia në minutën e 30. Nëntë minuta më vonë Kastriot Selmani e realizoi golin e dytë për Llapin dhe të fundit në ndeshje.

Në çerekfinale janë kualifikuar edhe Prishtina, Gjilani, Drita, Ballkani, Onixi, Ulpiana dhe Ramiz Sadiku.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Final 8 Kupa e Kosovës për nder të Agim Llukës,…