Llapi kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës

23 prill 2025 | 17:01

Llapi është finalisti i parë i Kupës së Kosovës për këtë sezon.

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina e kishte fituar 2:0 në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Drenicës.

E fitore të njëjtë ka shënuar edhe në ndeshjen e kthimit të mërkurën në Skenderaj.

Ishte Arianit Hasani që ka shënuar dy gola në pjesën e dytë për fitoren e mysafirëve.

Në finale, Llapi do të përballet me fituesin e duelit mes Prishtinës dhe Dritës që luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetes së Vetëvendosjes dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena…