Llapi largon ndihmëstrajnerët, Keçin, Haxhiun e Zhjeqin
Llapi ka nisur qysh tash përgatitjet për stinorin pranveror në Albi Mall Superligë, atje ku e pret një garë shumë e nxehtë si në kampionat ashtu edhe në garat e Kupës.
Skuadra llapjane këtë herë ndryshimet i ka nisur nga bankina. Ekipi ka njoft7ar se tashmë janë larguar tre ndihmëstrajnerë, Sunaj Keçi, Fidaim Haxhiu e Burim Zhjeqi.
Njoftimi i plotë i KF LLapit:
Faleminderit Fidaim, Sunaj dhe Burim!
KF Llapi njofton se me marrëveshje të dyanshme ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me tre ndihmëstrajnerët e shtabit teknik, Fidaim Haxhiu, Sunaj Keçi dhe Burim Zhjeqi.
Klubi i falenderon për kontributin e dhënë dhe angazhimin e tyre si dhe iu dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.
Njëherit, kryetrajneri Tahir Batatina është afër kompletimit të shtabit teknik me kuadro të reja dhe së shpejti do ta zyrtarizoj ndihmëstrajnerin e ri që do i bashkangjitet shtabit teknik për edicionin pranveror.