Llapi me fitore të rëndësishme ndaj Vjosës në Shtime

06 tetor 2024 | 21:29

Llapi e ka fituar ndeshjen interesante ndaj Vjosës në Shtime. Të dielën mbrëma, llapjanët fituan 36:35 në ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Pjesa e parë ishte e barabartë, por Llapi ishte shumicën e kohës në epërsi. Në pjesën e dytë epërsia e mysafirëve u rrit vazhdimisht. Në minutën e 44-t, Llapi ishte në epërsi 29:22. Më pas edhe 30:23. Pasoi një seri e Vjosës që barazoi në 31:31 me golin e Festim Mustafës në minutën e 53-të. Më pas Llapi u shkëput në 35:33 e 36:34, ndërsa Vjosa shënoi në fund për 36:35.

Blerton Hasani i shënoi 10 gola për Llapin, ndërsa nga gjashtë i kishin Arbër Neziri e Ardi Halili. Festim Mustafa e Stefan Kocharov i shënuan nga 9 gola për Vjosën. Llapi i ka dy fitore e një humbje, ndërsa Vjosa ka dy fitore e dy humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritjes 25 vjeçare të familjes Hoxha, nga fshati Damanek i…