![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/kf-llapi.jpg)
Llapi me një këmbë në finale të Kupës
Skuadra e Llapit me një këmbë është në finale të Kupës së Kosovës në futboll, pasi e ka fituar gjysmëfinalen e parë kundër Prishtinës me rezultat 2-3.
Të përzgjedhurit e trajnerit Tahir Batatina kanë qenë skuadër më e mirë në ndeshjen që u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe me mërit kanë shënuar fitore.
Vetëm gjashtë minuta i kanë mjaftuar skuadrës së Llapit për të gjetur golin e parë në ndeshje, sulmuesi Ahmed Januzi e shfrytëzoi harkimin e Kastriot Selmani dhe mposhti portierin “bardhekaltër”.
Në minutën e 59-të, Januzi e dënoi për herë të dytë ish-skuadrën e tij duke shënuar për 0-2. Tre minuta me vonë, Kushtrim Shabani u përkujdes për 0-3. Prishtina realizoi për 1-3 me anë të Prapashticës, derisa në minutat shtesë Mërgim Pevqeli realizoi për rezultatin final 2-3. Ndeshja kthyese zhvillohen më 21 prill në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
/Epoka e re/