Llapi merr fitoren e dytë në pranverë

21 shkurt 2021 | 15:00

Llapi ka shfaqur një lojë të madhe të dielën në përballje me Gjilanin, pasi shënoi fitore me rezultat 3-1. Llapi edhe në ndeshjen e parë të sezonit pranveror në Superligë shënoi fitore kundër Feronikelit (3-2).

Vetëm tre minuta lojë iu deshën skuadrës së Llapit për të kaluar në epërsi 1-0, realizator i golit ishte Prençi. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, derisa dy minuta pasi filloi pjesa e dytë Mentor Zhdrella realizoi për 2-0. Pesë minuta me vonë, Progni e riktheu Gjilanin në lojë duke shënuar për 2-1. Në minutat shtesë Llapi realizoi edhe golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje për rezultatin 3-1.

Llapi i Tahir Batatinës me tri pikët e reja ngritët në kuotën e 26 pikëve dhe zë vendin e pestë në tabelë, kurse Gjilani është në pozitën e katërt me 30 pikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hafiz Gagica Humbësi serik i disa zgjedhjeve në Kosovë,…