Llapi mëson kundërshtarin për rrethin e dytë

16 qershor 2021 | 16:15

Edhe fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, Llapi e ka mësuar kundërshtarin e radhës në Konferencë Ligë.

Skuadra llapjane kundërshtar e ka Shkupin dhe nëse arrin ta eliminojë këtë klub, atëherë në rrethin e dytë të kësaj gare do të përballet me klubin portugez, CD Santa Clara.

“Është hedhur shorti i raundit të dytë kualifikues për Uefa Conference League. Fituesi i përballjes Shkupi – Llapi në raundin e dytë do të përballet me vendin e 6 të Ligës Portugeze, CD Santa Clara. Ndeshjet e këtij raundi pritet të zhvillohen më 22 dhe 29 korrik”, thuhet në njoftimin e Llapit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria në Maqedoninë e Veriut ka vendosur t’i hedhë poshtë…