Llapi mposhti KEK-un, mban hapin për titull
06 prill 2019
| 18:35
Skuadra e Llapit ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te KEK-u (0-1), për të mbajtur hapin për titull të Superligës së Kosovës në futboll.
Mysafirët shënuan fitore minimale dhe tre pikët i arkëtuan falë autogolit të shënuar nga Leonat Vitija në minutën e 72-të të takimit. Llapi tani në vendin e dytë ka 57 pikë, derisa KEK-u i rënë nga liga ka vetëm një pikë pas 26-të xhirove.
Në sfidën tjetër Drenica ka shënuar fitore prej 2-0 ndaj Trepçës ‘89. Të dy golat për vendasit i shënoi mesfushori Kreshnik Uka. Në vendin e pestë Drenica ka 37 pikë, derisa Trepça ’89 në dy pozita më poshtë ka 32 pikë.