Llapi mposhti klubin nga Kazakistani

26 janar 2025 | 17:04

Skuadra e Llapit ka regjistruar fitoren e parë në Antalia të Turqisë, ku është duke e zhvilluar fazën përgatitore.

Të dielën, Llapi triumfoi me rezultatin bindës 3:1 ndaj ekipit nga Kazakistani, Jetisu.

Skuadra e Tahir Batatinës, shënoi dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën për ta konfirmuar triumfin ndaj Jetisus.

Arianit Hasani (28’), Landrit Rama (44’) dhe Elvir Gashijani (71’), realizuan golat e fitores kurse Arbnor Ramadani pati paraqitje të mirë, me dy asistime.

Llapi ka edhe një barazim në Antalia, pasi ditë më parë luajti 2:2 kundër Dynamo Kievit.

Miqësoren e tretë, Llapi e luan më 29 janar ku do të përballet me Wisla Krakowin e Polonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dronët ukrainas kanë sulmuar rafinerinë ruse të naftës gjatë natës…