Llapi mposhti Prishtinën, fiton Superkupën e Kosovës
Fituesi i supërkupës së Kosovës në mes të FC Prishtinës dhe KF Llapit ka përfunduar me fitoren e KF Llapit pas 120 minutave lojë. Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. John (66) shënoi për Prishtinën kurse barazoi Alidemaj (86) për Llapin nga penalltia. Llapi shënoi në shtesën e parë me anë të Veliut në minutën e 101-të
KF Llapi është fitues i Supërkupës në futboll. Klubi nga Llapi arriti që ta fitojë këtë trofe pas 120 minutave lojë duke e përmbysur Prishtinën të cilët kaluan në epërsi në pjesën e dytë.
Derisa pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi e barabartë me rezultat 0-0, pjesa e dytë ishte më atraktive.
Në pjesën e parë pati një ndëshkim për Endrit Krasniqin, i cili ndëshkohet me dy kartona të verdhë për t’u përjashtuar nga loja.
Megjithatë, edhe pse me një lojtar më pak Prishtina do të shënonte gol në minutën e 66-të të ndeshjes për të kaluar në epërsi.
Gjërat do të baraspeshoheshin në fushë ku me karton të kuq u ndëshkua lojtari i Llapit Ramadani.
Goli i barazimit për Llapin erdhi nga penalltia ku i saktë u tregua Alidemaj dhe u shënua në minutën e 86-të.
Pas përfundimit të kohës së rregullt ndeshja shkoj në dy vazhdime ka 15 minuta.
Në pjesën e parë të shtesave Llapi luajti më mië dhe arriti që të kalojë në epërsi në minutën e 101-të te ndeshjes.
Për Prishtinën gjërat do të vështirësoheshin edhe më shumë pasi që në pjesën e dytë të vazhdimeve portieri Halimi ndërhyri në lojtarin e fundit për të shkaktuar penallti dhe për t’u përjashtuar me karton të kuq.
Alidemaj do të shënonte përsëri nga penalltia në minutën e 114, gol që do t’i jepte fitoren definitive të Llapit në Superkupen e Kosovës.