Llapi ndahet baras në miqësoren ndaj Dynamo Kyiv

23 janar 2025 | 16:32

KF Llapi ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2 miqësoren e parë në kuadër të fazës përgatitore në Antalya, ndaj gjigantit ukrainas FC Dynamo Kyiv.

Pavarësisht disavantazhit 2-0, ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina arriti të rikthehet në lojë falë dy penalltive të realizuara nga sulmuesi Ardit Tahiri në minutat 60’ dhe 87’, të cilat u fituan pas ndërhyrjeve të palejuara ndaj Benjamin Eminit dhe Ahmed Januzit.

Futbollistët tanë shfaqën angazhim maksimal dhe një performancë fantastike në këtë përballje, duke treguar gatishmëri për sfidat e ardhshme. Puna vazhdon dhe ekipin e presin edhe tri ndeshje të tjera miqësore në Antalya.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vesa…