Llapi ndahet me Shotanin, arsyetimi i çuditshëm
Bekim Shotani nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Llapit. Skuadra nga Podujeva e ka zyrtarizimin e ndarjes me Shotanin nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.
Mirëpo arsyetimi i skuadrës se Llapit ishte mjaftë i çuditshëm për faktin se ky vendim ka ardhur pasi trajneri në fjalë ka arsye familjare për largim.
“Me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe trajnerit Bekim Shotani të cilit i ka skaduar kontrata me mbylljen e sezonit vjeshtor është mbyllur bashkëpunimi mes dy palëve me pëlqimin edhe të trajnerit për arsyeje familjare. Kryesia e KF Llapit, kryetari i klubit, Beqir Batatina dhe drejtori ekzekutiv-sportiv, Tahir Batatina falënderojnë Bekim Shotanin për kontributin e dhënë dhe për punën profesionale si trajner i skuadrës së Llapit”, thuhet në njoftimin e KF Llapi.
/Epoka e re/