Llapi ndan rrugët me ndihmëstrajnerin, Blerim Bunjaku
21 korrik 2024
| 10:29
Klubi Futbollistik Llapi ka mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me ndihmëstrajnerin, Blerim Bunjaku.
Bunjaku ishte bërë pjesë e stafit teknik në dhjetor të vitit 2022 dhe gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit dha kontribut të madh duke punuar pa reshtur për sukseset e klubit, thuhet në komunikatën e Llapit.
“”Blleki” të falenderojmë për kontributin dhe profesionalizmin e treguar dhe të urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës”.