Llapi ndërprenë bashkëpunimin me Fernandinhon

29 maj 2023 | 12:57

Klubi i Llapit në futboll ka njoftuar një ditë pas përfundimit të kampionatit se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë kontrata me futbollistin Fernandinho.

“KF Llapi njofton opinionin se me marrëveshje të dyanshme ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me mbrojtësin e majtë, Fernando Augusto – Fernandinho.

Fernandinho u paraqit për klubin tonë në gjithsejtë 34 paraqitje duke kontribuar me dy gola dhe tri asistime. Fernandinhos i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës si dhe e falënderojmë për kontributin e dhënë për klubin tonë gjatë këtij edicioni”, thuhet në njoftimin e skuadrës llapjane.

Skuadra e Llapit edicionin 2022/2023 e mbylli në pozitën e shtatë me 43 pikë të grumbulluara.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e…