Llapi: Ndeshja ndaj Shkupit zhvillohet me tifozë

11 korrik 2021 | 11:35

KF Llapi ka njoftuar se ndeshjen ndaj Shkupit do ta zhvillojë me praninë e tifozëve.

Ndeshja e kthimit mes Llapit dhe Shkupit do të zhvillohet më 15 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Conference League.

Klubi nga Podujeva ka njoftuar se kjo ndeshje do të zhvillohet me praninë e tifozëve dhe do të jetë ndeshja e parë në Kosovë ku do të jenë të pranishëm tifozët që nga marsi i vitit të kaluar.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi (pa ndërhyrje):

Ndeshja e dytë e raundit të parë kualifikues së Ligës së Konferencës, ndërmjet KF Llapi dhe FC Shkupi, e cila zhvillohet më 15 korrik 2021 (e enjte) në ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet me praninë e shikuesve.

Kryesia e klubit dhe trajneri Tahir Batatina pas shumë vështirësive kanë bërë të pamundurën për rikthimin e tifozëve në ndeshjen e dytë, ku mbështetja dhe prania e tifozëve është e domosdoshme për të kaluar në raundin tjetër kualifikues.

Biletat e ndeshjes do dalin në shitje nga dita e hënë. Përshkak të numrit të limituar të biletave, pasi kapaciteti momental i lejimit të tifozëve është 15%, biletat dhe procedura e shitjes do filloj në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ (në postimin e radhës do njoftoheni për mënyrën e shitjes së biletave).

Poashtu bazuar në rregulloren e UEFA-s lidhur me organizimin e ndeshjeve me tifozë në kohë të pandemisë, biletat do të jenë vetanake pra me emër dhe mbiemër. Për t’u pajisur me biletë e domosdoshme është prania e një dokumenti identifikues.

Bazuar në manualin për pandeminë Covid, tifozët e pranishëm kërkohet të kenë edhe testin PCR negativ për të hyrë në stadium.

 

Kryesia e klubit dhe kryetrajneri Tahir Batatina kërkojnë mbështetje nga të gjithë tifozët llapjanë, qytetarët e Podujevës, veçanërisht tifozeria “Legjendat” për t’i dhënë zemër skuadrës drejt kalimit tutje në garat e Ligës së Konferencave.

Kryesia e klubit kërkon nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe nga organi më i lartë i shtetit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të mbledh kabinetin e tij qeveritar për lejimin e së paku 30% të kapacitet të tifozëve që edhe ne t’i kemi çmimet e biletave sa më solide për tifozët e klubit. Zyra për informim dhe media e KF Llapi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viktima më e re që varroset është Azmir Osmanoviq, i…