Llapi njofton me humbje Suharekën
Skuadra e Llapit e ka njoftuar me humbje Suharekën, pasi e mposhti të premten me rezultat 3-0. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” i ka takuar javës së shtatë në elitën e futbollit të Kosovës, derisa ishte shumë interesante.
Golin e parë për vendasit e ka shënuar nga penalltia Blend Baftiu, në minutën e 27-të. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0.
Në fillim të pjesës së dytë vendasit e realizuan edhe golin e dytë me anë të sulmuesit me përvojë të madhe Ahmed Januzi. Mysafirët nga Suhareka u munduan të rikthehen në lojë, por ishte Llapi që në fund të ndeshjes realizoi edhe golin e tretë dhe të fundit në ndeshje (3-0), autor i golit ishte Ramadani.
Pas tri pikëve të reja, Llapi i Tahir Batatinës ngritët në kuotën e 13 pikëve dhe momentalisht zë vendin e dytë, derisa Suhareka është e para me pikë të barabarta, por më një ndeshje me pak të zhvilluar.