Llapi nuk largohet nga garat

02 nëntor 2020 | 15:16

Skuadra e Llapit nuk do t’i braktis garat në Superligën e Kosovës në futboll. Ky vendim ka ardhur pas takimit që ka pasur trajneri Tahir Batatina me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar për medie nga Llapi, thuhet se ky drejtuesit e FFK-së janë shprehur se Llapi e ka vendin në Superligë dhe se më nuk do të ketë tendenca dhe dëmtime ndaj klubit.

Njoftimi i plotë i Llapit pa ndërhyrje:

KF Llapi vendos që edhe një herë t’i vazhdoj garat

Morëm premtime që nuk do të dëmtohemi më!

Pas takimit që patëm me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi si dhe nënkryetarin, Agim Dibrani është diskutuar ndeshja e djeshme ndërmjet Llapit dhe Dritës, në të cilën skuadra jonë u dëmtua në mënyrë të tmerrshme nga gjyqtarët e ndeshjes.

Në takimin e sotëm, kryetrajneri i KF Llapi, Tahir Batatina shfaqi brengën e tij në lidhje me referimin nga fillimi i këtij edicioni, duke menduar seriozisht tërheqjen nga garat e Superligës për këtë edicion. Por krerët e FFK-së theksuan që KF Llapi e meriton të jetë pjesë e Superligës dhe më nuk do ketë tendenca dhe dëmtime ndaj klubit.

Pas takimit me FFK-në, u organizua mbledhja online me kryesinë e klubit, të cilët edhe pse të tronditur nga referimi i djeshëm, menduan që duhet të jemi në gjendje gadishmërie të zhvillojmë kampionatin deri në fund, pa marrë parasysh ngjarjet e ndodhura së fundmi në dëm të KF Llapit.

 

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me…