Llapi përfocohet me mesfushorin nga Koreja e Jugut

19 janar 2025 | 17:03

Klubi i Llapit ka njoftuar transferimin e mesfushorit 22-vjeçar nga Koreja e Jugut, Se-yoon Cheon.

Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Podujeva.

Se-yoon Cheon është mesfushor me tipare ofensive, i cili pritet të sjellë kreativitet dhe konkurrencë në repartin e mesfushës. Nëpërmjet aftësive të tij teknike dhe vizionit të lojës, ai do të kontribuojë për rritjen e cilësisë në skuadër.

Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, ka mirëpritur transferimin e ri, duke i dëshiruar suksese të përbashkëta.

“Jemi të lumtur që kemi arritur të sjellim një futbollist me cilësi si Se-yoon Cheon në skuadrën tonë. Ai ka treguar profesionalizëm nga fillimi i fazës përgatitore, dhe kemi bindje të plotë që do të jetë një vlerë e shtuar për klubin tonë. I uroj mirëseardhje dhe suksese së bashku me ne,” theksoi Zhdrella.

Në anën tjetër, Cheon u shpreh shumë i lumtur që është bashkuar me Llapin dhe pret ta shpaguaj besimin e drejtuesve të klubit.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem KF Llapit. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit dhe stafin teknik për besimin që kanë treguar ndaj meje. Do të jap maksimumin në fushë për të ndihmuar skuadrën dhe për të arritur objektivat tona të përbashkëta,” deklaroi Cheon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës dhe kryetar dege i saj…