Llapi përforcohet edhe me Lorik Aliun

17 janar 2019 | 17:42

Mesfushori Lorik Aliu ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Llapit. Aliu është pjesë e klubit nga fillimi i edicionit, por pasi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi ka vendosur të nënshkruaj kontratë me klubin.

Aliu është mesfushor defanziv dhe qendror. Aliu më parë ishte pjesë e Prishtinës dhe Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U17 e U19. Ai ishte bërë pjesë e gjigantit gjerman, Borussia Dortmund ku kishte bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij por lëndimi ia kishte pamundësuar qëndrimin atje.

Loriku pasi ka kaluar plotësisht lëndimin është i gatshëm t’i ndihmoj klubit në rrugën drejt titullit kampion.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga zyrtarët kryesorë të Koresë së Veriut për negociatat…