Llapi përforcohet me mbrojtësin kamerunas
Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Llapi është përforcuar me qendërmbrojtësin kamerunas, Alex Raoul Leyi.
Llapi ka njoftuar se lojtari në fjalë i bashkohet skuadrës javën e ardhshme. Klubi që drejtohet nga trajneri Tahir Batatina ka paralajmëruar edhe përforcime të tjera.
Njoftimi i plotë i Llapit:
??????? ???? ????? ????
KF Llapi ka kënaqësinë t’iu njoftoj për marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin kamerunas, ???? ????? ????.
20-vjeçari i lindur më 29.09.2002 në Douala do t’i bashkohet javën e ardhshme ekipit në stërvitje dhe prezantimi i tij zyrtar do bëhet pasi futbollisti të arrij në Kosovë.
Klubi ka kompletuar dokumentacionin me kohë për regjistrimin e tij dhe futbollisti ka të drejtë loje në ndeshjet e edicionit pranveror.
Klubi e ka vëzhguar tash e disa kohë në paraqitjet e tij me ekipin Esporte Clube Santo Andre dhe ka bindur shtabin teknik që t’i bashkohet ekipit për edicionit pranveror.
Detajet tjera të marrëveshjes me futbollistin do t’i mësoni pasi futbollisti të arrij në Kosovë…
???? ????? ???? nuk është përforcimi i fundit i Llapit për këtë afat kalimtar, surpriza tjera iu presin edhe ditëve në vijim