Llapi përforcohet nga Belgjika
04 korrik 2019
| 12:31
Skuadra e Llapit po vazhdon përforcimet për edicionin e ri futbollistik 2019/2020.
Kjo skuadër e ka prezantuar sot transferin më të ri, i cili është Emir Umit. 19-vjeçari vjen nga Belgjika, përkatësisht klubi i tij i fundit është SC Chatelet, kurse ka luajtur edhe për Namur.
Umit është futbollist i talentuar dhe pjesë e Përfaqësues së Kosovës U19, derisa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Llapit.
/Epoka e re/