Llapi përmbysi Trepçën ‘89
04 mars 2020
| 15:14
Llapi i Tahir Batatinës është treguar klub i madh për faktin se fitoi me përmbysje ndaj Trepçës ’89 (1-2).
Klubi nga Mitrovica e mbylli pjesën e parë në epërsi të një goli që u realizua nga Arb Manaj, por llapjanët në pjesën e dytë ishin më të mirë dhe shënuan dy gola nëpërmjet Erlis Ymerit dhe Egzon Krasniqit për të marrë pikët e plota nga kjo ndeshje.
Nga ora 17:00 zhvillohet ndeshja e radhës në IPKO Superligë në mes Prishtinës dhe Ferizajt.
/Epoka e re/