Llapi pëson humbje në miqësoren ndaj CSKA Sofia
02 shkurt 2022
| 17:02
Llapi e ka humbur miqësoren e fundit të zhvilluar në Antalia të Turqisë.
Klubi që drejtohet nga Tahir Batatina është mposhtur me rezultat 2-1 nga klubi i madh bullgar, CSKA Sofia.
Golin e vetëm për “bardhekaltrit” nga Kosova e konkretizoi sulmuesi, Festim Alidema pas asistimit nga Kastriot Selmani.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina u dha minuta të gjithë futbollistëve që kishte në dispozicion.
Llapi pritet të rikthehet në Kosovë ditëve në vijim. Fituesit e Kupës së Kosovës e nisin stinorin pranveror kundër Ferizajt në Kupën e Kosovës.