Llapi pëson humbje të thellë në miqësore ndaj Wisla Krakowit

29 janar 2025 | 16:15

Skuadra e Llapit ka pësuar humbje në thellë në ndeshjen kontrolluese të luajtur në Antalia të Turqisë kundër Wisla Krakowit.

Dueli i luajtur të mërkurën, ka përfunduar me rezultatin e thellë 4:0, në favor të ekipit të madh nga Polonia.

Pjesa e parë, përfundoi 2:0 kurse në të dytën, Wisla shënoi edhe dy gola tjerë për rezultatin përfundimtar.

“Ndeshja u zhvillua në kohëzgjatje prej 105′ minutave. Ekipi polak u tregua shumë cinik dhe shfrytëzoi gabimet tona, duke na ndëshkuar me 4 gola. Futbollistët tanë, ndonëse nuk shënuan, krijuan raste, por nuk ishin efikas para portës”, shkroi Llapi në Facebook.

Ndeshjen e fundit në Antalia, ku po e kryen fazën përgatitore, Llapi e luan më 31 janar kundër FC Hebar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Auditorja…