Llapi po fiton ndaj Gjilanit, Malisheva po humb nga Drenica
29 shtator 2021
| 15:51
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet Superligës në futboll. Skuadra e Llapit është duke fituar me rezultat 0-1 ndaj Gjilanit. Skuadra e drejtuar nga Tahir batatina ka shënuar gol në minutën e 19-të, autor i golit ishte Francisko Rivera. Llapi shënoi edhe një gol tjetër nëpërmjet Edon Sadriut, por u anulua pas konsultimit me VAR.
Në ndeshjen tjetër, Drenica është në epërsi ndaj Malishevës (1-0). Në minutën e 21-të, Haraland Qaqi shfrytëzoi harkimin e Hamitit dhe realizoi golin e parë.
Në ndeshjen tjetër mes Ballkanit dhe Feronikelit nuk ka gol.
/Epoka e re/