Llapi pret Brondbyn në ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës

01 gusht 2024 | 12:46

Llapi do të përballet me Brondbyn në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Llapjanët thuajse janë pa gjasa për kalim tutje, pasi në ndeshjen e parë janë mposhtur me rezultat të thellë 6-0. Brondby është tjetër nivel dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e parë kur dominuan nga fillimi deri në fund.

Gjithsesi Llapi synon që të tregojë lojë të mirë dhe pse jo të befasoj para publikut vendas. Dueli mes Llapit dhe Brondbyt fillon nga ora 17:00 në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Dogana e Kosovës njoftojnë se kanë arritur një sukses…