Llapi prezanton portierin Marijan Coric
Skuadra e Llapit e ka prezantuar portierin shtatlartë, Marijan Coric, i cili ka përfunduar me sukses të gjitha çështjet procedurale dhe tashmë është bashkuar me ekipin në stërvitje. Ky transferim i rëndësishëm sjell një përforcim të madh në portën e skuadrës së Llapit, ndërsa Coric do të jetë një shtyllë e fortë në mbrojtjen e ngjyrave bardh e kaltër.
Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, i ka uruar mirëseardhje lojtarit të ri duke shprehur besimin e plotë në cilësitë e tij. “Coric është një portier me eksperiencë dhe cilësi të larta. Jemi të lumtur që e kemi sërish në mesin tonë dhe jemi të bindur që ai do të japë kontribut të madh në arritjen e objektivave tona”, ka thënë Zhdrella.
Në anën tjetër, Coric është shprehur: “Jam shumë i lumtur që rikthehem sërish këtu. Kam kujtime të shkëlqyera nga periudha ime e mëparshme dhe mezi pres të shpërblej besimin e drejtuesve të klubit. Do të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave tona dhe për t’i gëzuar tifozët ‘Legjendat’ me fitore të reja, sepse ata me të vërtetë e meritojnë!. Mirë se ktheve në shtëpi, Marijan!”.