Llapi prezanton transferin e parë (Foto)
Skuadra e Llapit e ka bërë transferin e parë për sezonin pranveror. Bëhet fjalë për Egzon Krasniqi, i cili sezonin vjeshtor me plotë sukses luajti për skuadrën e Flamurtarit nga Prishtina.
Krasniqi ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysme me skuadrën që drejtohet nga Tahir Batatina.
“Egzon Krasniqi nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e KF Llapit. Mesfushori i krahut të djathtë dhe që mund të luaj edhe në krahun e majtë, këmbëshpejtë, pasi shkëputi kontratën me ekipin e tij, Flamurtarin, kishte oferta tjera, por vendosi për Llapin, sepse vetë futbollisti potencoi se oferta e Llapit nuk mund të refuzohet. Gjatë dy edicioneve paraprake, ai ishte ndër futbollistët kryesor të ekipit të Flamurtarit, ndërsa tashmë në Llap, veç se është njoftuar me projektin dhe do jetë ndihmesë e madhe e klubit bardhekaltër në edicionin pranveror”, thuhet në njoftimin e Llapit.
/Epoka e re/