Llapi rikthehet te fitorja në Superligë

10 prill 2022 | 16:34

Pas pesë ndeshjeve radhazi pa fitore, skuadra e Llapit është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës.

Llapjanët shënuan sot fitore në udhëtim te Ulpiana, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” përfundoi me rezultatin 0:2. Dardan Jashari në minutën e 36-të dhe Festima Alidemaj në minutën e 77-të shënuan golat e fitores për skuadrën nga Podujeva.

Llapi renditet i katërti në tabelë me 44 pikë, kurse Ulpiana është e parafundit me 24 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin në kuadër të…